Nutricionistja: Si ta dalloni vezën e freskët
Veza është një nga produktet ushqimore që nuk mungon në asnjë shtëpi.
Por cilësia është ajo që duhet të kemi parasysh në mënyrë që të ushqehemi në mënyrë të shëndetshme dhe të mos rrezikojmë shëndetin tonë.
Nutricionistja, Diola Dosti, ka treguar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, një nga mënyrat se si të dallojmë nëse një vezë është apo jo e freskët.
Dosti u shpreh se nëse vendosim një vezë me gotë me ujë dhe qëndron poshtë, do të thotë se është më e freskët.
“Sigurisht, përpara duhet të shohim datën e skadencës kur konsumojmë vezën. Por është një eksperiment për të parë nëse veza është e freskët ose jo. Nëse veza zhytet në fund të gotës, do të thotë se veza është më e freskët. Ndërkohë, veza për shkak të procesit të dekompozimit, bëhet e lehtë dhe pluskon në sipërfaqe”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta