‘Rrisni pensionet’, invalidët e punës protestë para Ministrisë së Financave
Invalidët e punës po protestojnë sot para Ministrisë së Financave, ku kanë kërkuar plotësimin e një sërë kërkesash nga qeveria.
“S’duam lëmoshë, plotësoni kërkesat tona. Duam të drejtat tona, duam të drejtat tona”, u shprehën protestuesit njëzëri.
Ndërkohë, kreu i Shoqatës së Invalidëve Abdulla Omuri tha se kanë mbetur pa asnjë mbështetje nga qeveria. Ai theksoi se Ministrisë së Financave i janë dërguar mbi 12 shkresa, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Ndërsa një e moshuar nga Gjirokastra, tha se duhet të rriten pensionet dhe se ajo merr 100 euro në muaj, me të cilat nuk mund të përballojë jetesën.
“Të mbaj fëmijët? Çfarë të bëj me 100 euro në muaj? Kam ardhur nga Gjirokastra, përfaqësoj gjithë rajonin e Gjirokastrës. Vuaj nga kanceri; hiqni fjongot rozë nga xhaketat tuaja. Kancerin e kam vuajtur dhe sot marr 100 euro në muaj. Rrisni pensionet e invalidëve”, u shpreh një qytetare.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta