Dhjetë të vdekur dhe 162 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

21 Gusht 2020 | 13:09

Vazhdon të mbetet i lartë numri i vdekjeve me COVID-19 në Kosovë, pasi të premten janë regjistruar edhe 10 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të humbjeve të jetës në 448.

Në anën tjetër, për disa ditë po vazhdon të shënojë rritje numri i personave që po e mposhtin këtë sëmundje, pasi vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar 220 persona.

Aktualisht, numri përgjithshëm të rikuperuarve nga COVID19 në Kosovë, është 8.149.

Ndërkohë, të premten, nga testimi i 584 mostrave të dyshimta janë regjistruar edhe 162 raste të reja me coronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë testuar 46.452 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, prej tyre 12.168 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me këtë virus është 3.571.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026