Masakra në Klos, aktivistja: Vajza të largohet, të fillojë trajtimi psiko-social
Aktivistja e Shoqërisë Civile, Sevim Arbana ka komentuar ngjarjen e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Klos, ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën dy të tjerë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Arbana theksoi se vajza e cila dyshohet se u bë shkak i masakrës duhet të largohet urgjentisht nga Klosi.
Sipas saj 16-vjeçarja duhet të shkojë në një vend që nuk e njeh askush ndërsa theksoi se duhet të fillojë një trajtim psiko-social.
“Tani i gjithë problemi është vajza. Nëse ne shoqëria, institucionet, do ta lëmë këtë vajzë atje kjo vajzë nuk jeton më, do të jetë një kufomë që vetëm merr frymë. Ajo është rëndë psikologjikisht, nga njëra anë vdekja e të atit që do ta rëndojë gjithë jetën, dhe nga ana tjetër presioni i komunitetit shoqëror që fajëson vajzën dhe vetëm vajzën. Institucionet tre ditë bëjnë zhurmë dhe e harrojmë. Vajza urgjentisht duhet të largohet nga andej, të çohet në një vend që askush nuk e di se ku do të jetë. Të filloj një trajtim psiko-social shumë i fortë. Ne duhet të ndërhyjmë. Unë jam e sigurt që asnjë nuk do të bëjë gjë sepse do harrohet”- theksoi ajo.
Si ndodhi ngjarja me 3 të vdekur në Klos:
Pak minuta para ngjarjes së rëndë, autori Fiqiri Mjeshtri së bashku me dy vëllezërit e tij u takuan përpara një lokali me Ilir Shirën, Kenado Shirën, Danjel Hasulën dhe Eglantin Hasulën.
Të 7 personat debatuan me njëri-tjetrin për pak minuta në lokal dhe më pas autori nxori armën dhe qëlloi në drejtim të Ilir Shirës, Kenado Shirës, Danjel Hasulës dhe Eglantin Hasulës.
Nga breshëria e plumbave mbeti i vrarë Ilir dhe Kenado Shira, ndërsa të plagosur Danjel dhe Eglantin Hasula.
Autori u largua nga vendi i ngjarjes bashkë me dy vëllezërit e tij dhe më pas u gjet i vetëvrarë në banesën e tij, në fshatin Dars.
Dy vëllezërit e Mjeshtrit u arrestuan nga policia dhe më pas u lanë të lirë.
Shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë lidhja me vajzës me Kenado Shirën. Sipas familjarëve ky i fundit e shantazhonte vajzën me disa foto. Autori i ngjarjes i ka kërkuar Kenados që ta merrte vajzën e tij për nuse, po 17-vjeçari nuk pranoi.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)