Izolimet anti-COVID “ndikuan në rënien e lindshmërisë” në Evropë

Vaksinë kundër COVID, CREDITS: REUTERS
15 Tetor 2022 | 08:45

Evropa është përballur me ulje të shkallës së lindjeve me 14 për qind në janar të vitit 2021, në krahasim me periudhën e njëjtë të viteve të kaluara.

Kjo ulje besohet se është nxitur nga vala e parë e pandemisë së COVID-19, sipas gjetjeve të reja, të publikuara në revistën shkencore, Human Reproduction.

Radio Evropa e Lirë shkruan se izolimet e gjata kanë rezultuar me më pak shtatzëni, dhe ky trend është vërejtur më shumë në shtetet që kanë probleme në sistemin e tyre shëndetësor.

Lituania dhe Rumania kanë përjetuar rënien më të ulët – 28 dhe 23 për qind, respektivisht – ndërsa Suedia, e cila nuk ka zbatuar masa izolimi, ka regjistruar shifra normale të lindjeve.

Sipas hulumtuesve, këto gjetje mund të rezultojnë me “pasoja afatgjata në demografi, sidomos në Evropën Perëndimore, ku po plaket popullata”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026