OBSH shpreson se pandemia e COVID-19 do të zgjasë më pak se dy vite. Rekomandime të reja për fëmijët 

22 Gusht 2020 | 06:44

Organizata Botërore e Shëndetit shpreson se pandemia COVID-19 do të zgjasë më pak se dy vite.

Në një deklaratë nga Gjeneva, kreu i kësaj organizate u shpreh se virusi pritet të zgjasë më pak se sa pandemia e gripit spanjoll të vitit 1918, e cila në dy vjet vrau dhjetëra miliona njerëz.

“Sigurisht me më shumë kontakte, virusi ka një shans më të madh për t’u përhapur, ai mund të lëvizë shpejt. Por në të njëjtën kohë ne kemi teknologjinë dhe njohuritë për ta ndaluar atë”, theksoi ai, duke nënvizuar se të gjithë duhet të bashkojnë përpjekjet dhe të bëjnë më të mirën për të pasur sa më shpejt edhe një vaksinë.

Deri më tani më shumë se 22.78 milionë njerëz janë infektuar nga kcoronavirus globalisht dhe 792.837 persona kanë vdekur.

Në lidhje me transmetimin midis fëmijëve, epidemiologia e OBSH-së tha se të dhënat mbeten të kufizuara, por studimet paraprake tregojnë se “ka një ndryshim në transmetim sipas grupmoshës, ku fëmijët më të vegjël e transmetojnë më pak virusin sesa adoleshentët”.

Sipas OBSH-së, fëmijët nga mosha dymbëdhjetë vjeç e lart duhet të mbajnë maska mbrojtëse në të njëjtat kushte si të rriturit për të luftuar pandeminë. Ky duhet të jetë veçanërisht rasti kur ata nuk mund të garantojnë një distancë prej të paktën një metër nga të tjerët.

Fëmijët e moshës nën pesë vjeç nuk duhet t’u kërkohet të mbajnë një maskë. Sa i përket moshës gjashtë deri njëmbëdhjetë vjeç, OBSH rekomandon që vendimi për të përdorur një maskë të bazohet në një seri faktorësh, përfshirë nivelin e transmetimit të virusit në zonën ku jeton fëmija dhe aftësinë e tyre për të përdorur një maskë në mënyrë korrekte dhe të sigurt.

Duhet të merret në konsideratë edhe mundësia e sigurimit të maskave, si dhe mundësia e larjes ose zëvendësimit të tyre në ambiente të caktuara siç janë shkollat, mbikëqyrja adekuate e të rriturve dhe udhëzimet që i janë dhënë fëmijës se si t’i mbajë ato.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026