Shtyhet takimi në Shtëpinë e Bardhë mes kryeministrit Hoti dhe presidentit serb Vuçiç

22 Gusht 2020 | 19:38

Takimi i parashikuar mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë dhe jo më 2 shtator siç ishte parashikuar fillimisht. 

Lajmi konfirmohet për Euronews Albania nga zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Ullyot. 

“Ne besojmë se përparimi në çështjet ekonomike, përfshirë krijimin e vendeve të punës dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, është hapi i parë drejt përparimit të procesit të paqes”, shkruhej në deklaratën e tyre. 

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara më 4 shtator pritet të formalizojnë tri marrëveshje, të cilat sipas ekspertëve janë thelbësore dhe strategjike për zhvillimin ekonomik mes dy shteteve.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë synon që pas 10 muajsh ndërmjetësim nga i dërguari i Trump për dialogun, Richard Grenell, Kosova dhe Serbia të arrijnë dakordësinë dhe t’i hedhin në letër marrëveshjet për linjën ajrore, hekurudhore dhe për autostradën.

Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova nga dialogu kërkon njohjen e pavarësisë nga Serbia, ndërsa ka hedhur poshtë idenë e shkëmbimit të territorit.

Nga ana tjetër, presidenti serb Aleksandar Vuçiç procesin e dialogut e ka cilësuar të vështirë pasi sipas tij, të gjithë duan që Serbia të “njohë pavarësinë e Kosovës”. 

Lexoni gjithashtu:

Tri marrëveshje ekonomike Kosovë-Serbi pritet të konkretizohen gjatë takimit në SHBA

Takimi i liderëve të koalicionit, Haradinaj: Takimi i së hënës është përgatitje dhe konsultë para 2 shtatorit

Pritjet nga dialogu Kosovë-Serbi janë modeste

Dialogu në Uashington, Haradinaj thirrje Hotit: Këtë herë trego qasje serioze

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026