39 viktimat në kamionin frigoriferik, 25-vjeçari irlandez pranon akuzat për emigracion ilegal

25 Nëntor 2019 | 20:08

Shoferi i kamionit frigoriferik në Essex, ku pak kohë më parë u zbuluan trupat e pajetë të 39 personave, ka pranuar akuzat për emigracion të paligjshëm.

Maurice “Mo” Robinson, 25 vjeç, nga Irlanda e Veriut, nuk shprehu pendesë për 41 akuzat e tjera në drejtim të tij, ku përfshihen edhe 39 vrasje.

Robinson u paraqit ne seancën gjyqësore përmes një lidhjeje video nga burgu Belmarsh, në Londër, ku dhe mbahet i ndaluar.

39 viktimat, të gjithë shtetas vietnamezë, u gjetën në pjesën e pasme të një kamioni frigoriferik në një park industrial në Eseks. Moris Robinson është një nga tre personat e arrestuar në Irlandë dhe Britani, ndërsa të tjera arrestime janë bërë edhe në Vietnam.

Rasti risolli në vëmendje plagën e trafikut të qenieve njerëzore përmes Europës me raportimeve të shumta që pas zbulimit tragjik. Javën e shkuar, më shumë se 20 emigrantë u zbuluan në bordin e një trageti që udhëtonte nga Franca në Irlandë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026