Shqipëria mes dy kohëve, ekspozita e Jost dokumenton ndryshimet që pësoi vendi
Në 3 dekada tranzicion, Shqipëria ka qenë në fokus të studiuesve, historianëve, shkrimtarëve dhe fotografëve.
I tillë është edhe rasti i fotografit të njohur zviceran Hans Peter Jost, i cili prej vitit 1991 ka vizituar rregullisht Shqipërinë. Çdo ardhje i ka shërbyer për të fiksuar në objektivin e aparatit, ndryshimet që ka pësuar vendi, të cilat i ka dokumentuar përmes ekspozitës “Albania in Between”.
“Kjo ekspozitë është pikërisht konkluzioni i këtyre viteve, e cila përmblidhet në një libër të botuar nga unë, me parathënie nga Fatos Lubonja dhe ballkanologia Nathalie Clayer.”- shprehet Hans Peter Jost.
Ambasadorja zvicerane Ruth Huber përshkroi me pak fjalë impresionin e kësaj ekspozite.
“Përshtypja personale që marr është ajo e ndryshimit dhe e transformimit. Kaq shumë ka ndryshuar në këtë vend, që nga dyqani i bukës në vitin 1991 një nga fotografitë, ku njerëzit dukeshin të dëshpëruar për të blerë ushqimet që ishin të pakta, deri te rrugët moderne të qytetit të sotëm që duken të ngjashme me ato të çdo vendi europian.”- theksoi Ruth Huber, ambasadore e Zvicrës në Shqipëri.
Drejtori i Galerisë së Arteve Shkodër, Fatmir Juka shpjegoi emrin e ekspozitës.
“Ashtu si ka dhe titullin, ekspozita na vendosi në mes të atyre që shqetësoheshin pse kishim gjetur një titull në anglisht dhe në mes të atyre që ju ngjallën kujtime në atë mur, ku dikur vendoseshin fletërrufetë.”- deklaroi ai.
Paralelisht, fotografi Jost ka nxjerrë në qarkullim librin me fotografi me të njëjtin titull në gjermanisht dhe në anglisht.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta