Shkodër, arrestohet 21-vjeçari që grabiste objekte fetare
23 Gusht 2020 |
15:34
Policia e Malësisë së Madhe, në rrethin e Shkodrës, ka njoftuar se kanë përfunduar me sukses operacionin policor të koduar “Kopliku”, që është mbyllur me arrestimin e një 21-vjeçari që kryente vjedhje në objektet e kultit dhe locale të ndryshme në Koplik.
I riu me inicialet E.F kishte hyrë në orët e vona të natës në mjediset e kishës katolike, ku kishte vjedhur sende të vlefshme që përdoren për kryerjen e meshave. Veç kësaj, 21-vjeçari kishte shkuar dhe në fshatin Koplik i Sipërm, ku kishte vjedhur rreth 10 mijë leke të reja nga xhamia e fshatit.
Pas verifikimeve, policia mësoi se i dyshuari është përgjegjës edhe për disa grabitje të tjera në zonë, që nga qendra shëndetësore e fshatit, e deri te lokale të ndryshme.
Lajme të Sugjeruara
Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Tiranë–Durrës, ku dy automjete janë përfshirë në një përplasje të fortë. Sipas informacioneve...
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 22:21 Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 22:17 Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione