Bayern Munich dhe PSG kërkojnë kurorëzimin Kampion i Evropës

23 Gusht 2020 | 16:52

Kur loja bëhet e fortë, janë të fortët që nisin të luajnë. Bayern Munich dhe PSG zbresin sonte në fushë për të vendosur se cila do shpallet skuadra më e mirë e Evropës ,në një sezon që zgjati përtej çdo parashikimi por që dhuroi spektakël.

Do të jenë milionat parizienë përballë perfeksionit bavarez. Do të jetë Neymar, Mbappe dhe Di Maria, përballë Gnabry, Lewandowski dhe Muller.

Për të gjithë, fitorja është opsioni i vetëm, por për të arritur deri aty do duhet ndeshja perfekte.

Gjermanet vijnë disi më të favorizuar në ketë përballje, por tekniku Hasi Flick e di mjaft mirë se në një ndeshje finale vetëm favorite nuk ka.

“Do të japim maksimumin në ndeshjen e sotme. E dimë që në një kompeticion si Champions, sidomos në finale nuk do të jetë aspak e lehtë. Ne jemi Bayern Munich dhe jemi në finale dhe tani duam të fitojmë trofeun”, tha Flick.

Ndërkohë që në krahun tjetër, Tomas Tuchel luan ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij. Për herë të parë luan një finale Championsi dhe është i vetmi që ka arritur të çojë PSG deri në finale.

Bayern apo PSG? Pak rëndësi ka kjo. Mbrëmjen e sotme do triumfojë spektakli dhe futbolli pasi yjet që do zbresin sot në fushë e garantojnë një gjë të tillë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026