“Vajza u martua para dy javësh”, flet nëna e Martinës që akuzohet për vrasje
Miranda Pajollari, mamaja e Martina Pajollarit, e cila është arrestuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços, u shpreh se vajza e saj është e pafajshme.
Në një deklaratë për mediat, e ëma e Martinës theksoi se kjo e fundit së bashku me të tre të arrestuarit e tjerë janë të pafajshëm, ndërsa u bëri thirrje autoriteteve që të lirohen nga burgu.
“I bëri ftesë ai çupa nuk ia pranoi, njëherë e dy ai dhe çupa nuk ia pranoi. Ajo nuk ka bërë gjë, na kërcënonin, na shantazhonin. Na kanë ardhur na kanë marrë në orën 12 të natës. Çupën e godisnin e rrihnin.
Jemi të pafajshëm, si ne dhe ata djemtë, mua më kanë rritur me bukë, më kanë ndihmuar. Janë shumë të pafajshëm si ata dhe çupa ime. E kanë marrë tre a katër herë dhe nuk e dinim ku është.
Unë jam me burrë të sëmurë, kam katër fëmijë, por e kanë marrë për keq. Kanë thënë se e ka të dashur, Valter Mollajn, por ai e ka si çupë vajzën time. Dua të dalin nga burgu si ata dhe vajza ime”- tha ajo.
Mamaja e 18-vjeçares bëri me dije se vajza e saj ka vetëm 2 javë që është martuar.
“Na kanë rënë kot në qafë, janë të pafajshëm, vajza ime dhe të arrestuarit. Vajza është e martuar, e kam dhëndrin këtu. Dy javë ka çupa që është martuar- përfundoi Miranda Pajollari.
Gjykata e Korçës ka lënë në qeli Martina Pajollarin, e cila dyshohet të jetë bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços së bashku me tre të arrestuarit e tjerë.
Ajo mohoi të kishte lidhje me ngjarjen, ndërsa akuzoi policinë se e ka vënë në presion kur ka dhënë deklaratën para grupit të hetimit.
Avokati i dy të akuzuarve Valter dhe Edlir Mollaj, i pyetur nga Euronews Albania se a ka diçka të diktuar në deklaratat e dhëna deri më tani, është shprehur se ka dyshime se deklarata e Martina Pajollarit dhe Bleti Angjos janë të influencuara, pasi të dy kanë dhënë deklarata të ndryshme, dy herë të cilat ecin në një vijë, çka në gjykimin e tij si avokat do të thotë influencim.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vrasja e Martin Çeços, gjykata lë në qeli Martina Pajollarin
- ‘Tina i dërgonte foto varri djalit’, i ati i Martin Çeços tregon detajet tronditëse
- Detaje tronditëse, Martina mbante lidhje të dyfishtë, e pranishme në vrasjen e Çeços
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni