Festivali i filmit në Pekin, më shumë se 100 filma në një nga eventet më të mëdha të kinematografisë

24 Gusht 2020 | 09:12

Më shumë se 100 filma do të shfaqen në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Pekin, që ka nisur prej ditës së djeshme. Adhuruesit e kinemasë kanë pritur me entuziazëm ngjarjen më të madhe kulturore në vend, që përmbledh filmat më të mirë teksa synon të sigurojë një bashkëpunim midis industrisë kineze dhe asaj ndërkombëtare të filmit.

“Punë dhe Ditët” ishte filmi i parë që ngriti siparin e festivalit, një realizim që zgjaste plot 8 orë e gjysmë.

Dashamirës të botës kinematografike pritën në radhë të gjata nga ora 09:00 deri në 21:00 duke bërë vetëm tre pushime. Njëri prej tyre tha se kishte prerë 38 bileta për të gjithë ditët e festivalit.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Pekin u themelua në vitin 2011 dhe është ndër eventet më të spikatura në botë që ndiqet nga regjisorë, kineastë dhe aktorë nga e gjithë bota.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026