BE vendos sanksione ndaj Iranit, reagim pas vrasjes së 22-vjeçares Mahsa Amini

17 Tetor 2022 | 20:44

BE ka mbrojtur vendimin për sanksionimin e 11 zyrtarëve dhe 4 institucioneve iraniane, përgjegjëse për shkeljen e të drejtave të njeriut me përfshirjen në vrasjen e 22-vjeçares Mahsa Amini.

E ashtuquajtura Policia Moraliste në Iran, si dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese janë përfshirë në sanksione, bashkë me ministrin e Informacionit, për përgjegjësinë e tij në ndërprerjen e sinjalit të internetit.

Brukseli ka bërë gjithashtu thirrje për një hetim të plotë mbi vdekjen e vajzës. Megjithatë, grupet e të drejtave të njeriut thonë se sanksionet janë të pamjaftueshme.

“Sanksionet janë të mirëpritura në kuptimin që mbajnë përgjegjës autorët e shkeljes së të drejtave të njeriut, sidomos në Iran, ku gjyqësori nuk është i pavarur dhe ku autorët e vrasjeve dhe torturave ndaj protestuesve nuk janë dënuar kurrë. Megjithatë, duke parë rrethanat e rënda të këtyre krimeve është me rëndësi që komuniteti ndërkombëtar të shkojë përtej këtyre sanksioneve dhe deklaratave që thjesht u bëjnë thirrje autoriteteve të ndalin përdorimin e dhunës, apo të kryejnë hetime”, shprehet Raha Bahreini, avokate.

Gjithashtu, shtetet anëtare po shqyrtojnë ndërmarrjen e veprimeve ndaj Iranit lidhur me furnizimin me dronë-kamikazë, që Rusia po i përdor në Ukrainë.

Kjo e fundit ka raportuar sulme të shumta ruse përmes dronëve iranianë në javët e fundit, edhe pse Irani mohon të ketë pajisur Rusinë me armë të tilla.

“Po ndjekim me vëmendje përdorimin e dronëve, po mbledhim informacione dhe do të reagojmë me mjetet që kemi në dispozicion”, tha Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i BE-së.

Sanksionet vijnë në një moment tensionesh në marrëdhëniet Iran-Perëndim, me palët që po përpiqen të zgjidhin çështjen bërthamore.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi

Presidenti libanez Joseph Aoun ka deklaruar të enjten se Shtetet e Bashkuara do të informohen për qëndrimin libanez për armëpushimin menjëherë sapo të marrin përgjigje...
15:55 | 04/06/2026

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në...
15:48 | 04/06/2026

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026