Masakra në Zelandën e Re, supremacisti i bardhë rrezikon burgim të përjetshëm
Supremacisti i bardhë australian, që vrau 51 myslimanë vitin e kaluar në dy xhami të Zelandës së Re, nuk u shfaq aspak i emocionuar në sallën e gjyqit.
29-vjeçari Brenton Harrison Tarrant është deklaruar fajtor për 51 vrasje, 40 tentativa vrasjeje dhe për akuzën e terrorizmit.
Bëhet fjalë për dënimin e parë për terrorizëm në historinë e Zelandës së Re dhe dënimin e parë me burgim të përjetshëm, të cilin rrezikon agresori.
Sulmet e tij vunë në shënjestër njerëz që luteshin në xhamitë e kryeqytetit Kristçërç, duke tronditur vendin dhe mbarë botën.
Autori kishte në plan edhe djegien e objekteve të kultit, në mënyrë që të shkaktonte sa më shumë viktima të ishte e mundur.
Menjëherë pas ngjarjes në vend u miratuan ligje të reja që ndalonin mbajtjen e armëve gjysmë automatike.
Gjithashtu, protokollet e rrjeteve sociale ndryshuan pasi autori i transmetoi sulmet direkt në Facebook.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje