Osmani kërkon anëtarësimin në KiE e Interpol: Hapësira për trafikuesit është rritur

18 Tetor 2022 | 11:56

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën kundër Trafikimit të Njerëzve ka deklaruar se trafikimi i qenieve njerëzore përbën jo vetëm krim të rëndë, por edhe sfidë të vazhdueshme e shqetësuese të shoqërisë.

Osmani, gjithashtu kërkoi edhe anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe në Këshillin e Evropës, pasi sipas saj, këto anëtarësime do të ndikonin në bashkërendimin e mirë me vendet e tjera për ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe në luftimin e dukurive të tilla.

“Anëtarësimi në Inteprol dhe Këshillin e Evropës do të vuloste përpjekjet tona për luftim të krimit të organizuar dhe rrjetit të trafikantëve në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të fuqizonte përpjekjet tona për përparim të mëtejmë, duke i dhënë përparësi edhe miratimit të masave e procedurave të veçanta për identifikimin e viktimave të trafikimit dhe ofrimin e ndihmës së duhur”, është shprehur Osmani.

Më tej, ajo tha se nuk mundet askush të jetë kundër krimit të organizuar e kundër Kosovës në Interpol.

“Pra nëse dikush është kundër krimit të organizuar, duhet të jetë pro Kosovës në Interpol. Nëse dikush është pro të drejtave të njeriut, duhet të jetë pro Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha Osmani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026