Australia nuk njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit
Australia ka njoftuar se nuk do ta njohë më Jerusalemin Perëndimor si kryeqytetin e Izraelit.
Sipas ministres së Jashtme të Australisë Penny Wong vendimi i vitit 2018 nga qeveria e Scot Morrison ka dëmtuar paqen dhe e ka vendosur Australinë jashtë hapit të shteteve.
“Vendimi i zotit Morrison nuk ishte më shumë se sa një tentativë për të luajtur politikë për shkak të Komunitetit Hebre në vend. Edhe pse Ambasada ka qëndruar në Tel Aviv, vendimi rezultoi në ndryshimin e pozicionit të Australisë dhe e di që kjo ka shkaktuar konflikt dhe shqetësim në një pjesë të Komunitetit Australian dhe qeveria kërkon që ta zgjidhë atë sot” tha Penny Wong, shkruan Ansa.
Izraeli e konsideron Jerusalemin si kryeqytet të pandarë, ndërsa palestinezët pretendojnë se Jerusalemi Lindor i pushtuar nga Izraeli në luftën e vitit 1967 do të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre në të ardhmen.
Statusi i Jerusalemit është në qendër të konfliktit izraelito-palestinez.
Sovraniteti i Izraelit mbi Jerusalemin nuk është njohur kurrë ndërkombëtarisht.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut