Musk gjunjëzon BE-në, unioni plan për të paguar shërbimin e internetit për Ukrainën
Vendet e BE-së po diskutojnë nëse të kontribuojnë për t’u siguruar që qytetarët ukrainas të kenë akses në shërbimet e internetit, që aktualisht paguhen nga bosi i “Tesla-s”, Elon Musk.
Ministri i Jashtëm i Lituanisë bëri të ditur planet në një intervistë për “Politico”, ku megjithatë nënvizoi se gjithçka është në fazën fillestare.
Propozimi vjen pas paralajmërimeve të bëra nga Musk në Twitter se kompania e tij “Space X” nuk mund të vazhdojë të paguajë pafundësisht internetin për ukrainasit, duke sugjeruar që për të të paguajnë qeveria amerikane dhe Brukseli.
Sidoqoftë, më vonë njeriu më i pasur në botë tërhoqi paralajmërimin e tij dhe deklaroi se do të vazhdonte financimin e shërbimeve.
Por propozimi i tij ngjalli frikë dhe shqetësim për vazhdimin e aksesit të Ukrainës në sistemin e telekomunikacioneve.
Vetë Bashkimi Evropian, përmes Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell bëri të ditur se po mendon të fusë dorën në xhep.
Për Brukselin, aksesi në internet i Ukrainasve nuk mund të lihet në duart e një personi të vetëm që mund të ndërrojë mendje nga momenti në moment.
LEXONI GJITHASHTU
Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026