Fitime në kohë pandemie, sektori që nuk ka njohur krizë

25 Gusht 2020 | 16:47

Energjia mund të konsiderohet si sektori që ka furnizuar më shumë arkën e shtetit përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti, kur vendi u fut në karantinë të plotë.

Për periudhën prill-qershor prodhimi i energjisë është rritur me 7.1% ndërsa eksportet me 57.9% çka praktikisht janë përkthyer në para për arkën e shtetit. Nga ana tjetër, importi i energjisë elektrike ka shënuar një rënie të lehtë me 0.2%.

Bilanci pozitiv në prodhim dhe eksport nuk është i njëjtë me konsumin. Masat shtrënguese të qeverisë ndikuan edhe në mbylljen e disa industrive, duke ndikuar edhe në uljen e konsumit.

Sipas të dhënave zyrtare, konsumi i energjisë elektrike në tremujorin e dytë të vitit 2020, u ul me 8,7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një vitit më parë.

Ndikimi më i madh në këtë ulje, erdhi nga konsumatorët jofamiljarë, të cilët kontribuuan me -13,4 pikë përqindje. Ndërsa mbyllja e shqiptarëve në shtëpi është reflektuar në konsumin e energjisë elektrike nga familjarët, i cili u rrit me 4.7%.

Në kohën e mbylljes totale dhe masave shtrënguese ndaj sektorit privat, humbjet në rrjet shënuan rënie me 13.4%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026