“20 shishe vodka dhe një letër të ëmbël”, zbulohet biseda e Berlusconi-t me Putin

19 Tetor 2022 | 11:42

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka rikthyer kontaktet me presidentin rus, Vladimir Putin.

Agjencia e lajmeve “La Presse” ka publikuar një incizim të zërit – që duket se është bërë në mënyrë sekrete – derisa Berlusconi ka biseduar me pjesëtarë të partisë Forza Italia.

Në atë incizim, Berlusconi dëgjohet të thotë: “Kam rikthyer kontaktet me presidentin Putin”.

Ai tregon më tej se Putin i ka dërguar “20 shishe me vodka dhe një letër shumë të ëmbël”, për ditëlindje.

Këto komente fillimisht janë hedhur poshtë si “rrëfime të vjetra” nga besnikët e Berlusconit.

Kujtojmë që në muajin gusht, Silvio Berlusconi përmendi presidentin rus, ku nënvizoi se kanë shtyrë të nisë luftën në Ukrainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026