Sherr me armë në Shkodër, dy persona të plagosur
Pas një sherri me të shtëna me armë zjarri në Shkodër, kanë mbetur të plagosur dy persona. Sipas policisë bëhet fjalë për një konflikt të ndodhur në lagjen “Skënderbeg”.
Dy personat e plagosur janë dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku ndodhej jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
“Në lagjen Skënderbeg, Shkodër, në afërsi të ish-Fermentimit të duhanit, rreth orës 20:10, në rrethana ende të paqarta janë plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasit E. Gjeka, 24 vjeç dhe N. Pali, 24 vjeç, të cilët janë transportuar në Spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, bëhet e ditur nga policia ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar dhe FNSH.
Forcat të shumta policie kanë rrethuar në një perimetër të gjerë në zonën ku ka ndodhur ngjarja dhe vijon krehja e saj me qëllim kapje ne autorëve si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit.
Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 22:21 Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 22:17 Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione