Ursula Von der Leyen votohet në krye të KE: Evropa mund të formësojë rendin global

27 Nëntor 2019 | 17:52

Presidentja e zgjedhur e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen ka fituar mbështetjen e europarlamentarëve për komisionin e saj të ri. Ajo arriti të merrte 461 vota pro, 157 kundër dhe 89 abstenim.

Von der Leyen tha përpara europarlamentarëve se, Evropa mund të formësojë rendin global, në një fjalim që vendoste ndryshimet e klimës dhe emigracionin në qendër të strategjisë për 5 vitet e ardhshme.

Von der Leyen e cilësoi çështjen e ndryshimeve të klimës një sfidë ekzistenciale për Evropën dhe botën dhe tha se Evropa ka “detyrë të veprojë dhe fuqi të udhëheqë”.

“Do të duhen investime të mëdha, private dhe publike. Bashkimi Evropian do ta vazhdojë financimin e klimës me buxhetin e vet”, – tha ajo.

Von der Leyen foli gjithashtu edhe për rastin e 39 emigrantëve të gjetur të pajetë në pjesën e pasme të një kamioni frigoriferik në Essex, në Britaninë e Madhe, teksa tentonin të mbërrinin aty nga Europa.

“Është tragjike që një nënë në Vietnam mori një mesazh nga vajza e saj në Evropë që i thoshte se nuk po merrte dot më frymë. Kjo nuk duhet të ndodhë më kurrë”, – tha ajo.

Për Von der Leyen, çështja e emigracionit është një nga ato që ka shkaktuar përçarje në BE, por duhet sipas saj duhet vazhduar përpara.

“Europa do të sigurojë gjithmonë një strehë për ata që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare dhe është në interesin tonë që ata që qëndrojnë këtu të integrohen në shoqërinë tonë, por ne kemi gjithashtu të drejtën që ata që nuk duhet të qëndrojnë, të kthehen në shtëpi”, – tha Von der Leyen.

Ursula von der Leyen do të zëvendësojë më 1 dhjetor Jean-Claude Juncker në krye të Komisionit Evropian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026