Jorida Tabaku: Bordi i karburanteve po cakton çmimet siç duan oligarkët

20 Tetor 2022 | 11:53

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaroi se bordi i karburanteve po cakton çmimet siç duan oligarkët.

Sipas saj, ERE është kthyer në noter të qeverisë.

“Fatkeqësisht, nga eksperienca ime në ERE, kur u vendos nga qeveria rritja e çmimit me pesë herë për konsumatorët mbi fashën 800 kilovat orë, konstatova se ERE po votonte siç dëshironte qeveria. Madje, ndërsa dëgjoja anëtarët e fortnderuar të bordit të ERE m’u duk sikur dëgjoja drejtorët e drejtorisë së Ministrisë së Energjetikës dhe jo njerëz të votuar nga ky parlament për të mbrojtur interesin publik. Pra, ERE qe shndërruar në një drejtori brenda zyrës së ministrisë apo në varësi të kryeministrisë,” – u shpreh Tabaku.

Ajo shtoi se ky ent duhet të mbrojë qytetarin pavarësisht partisë në pushtet, ndërsa theksoi se fatura e dështimeve, korrupsionit dhe paaftësisë nuk mund t’u ngarkohet qytetarëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026