Avioni rus lëshoi raketën pranë avionëve RAF mbi Detin e Zi
Një raketë u lëshua nga një avion rus pranë një avioni të paarmatosur RAF (Royal Air Force) në patrullë mbi Detin e Zi, tha sekretari i mbrojtjes.
Ben Wallace tha se incidenti “potencialisht i rrezikshëm” ndodhi më 29 shtator në hapësirën ajrore ndërkombëtare, shkruan BBC. Rusia tha se ishte rezultat i një “mosfunksionimi teknik”.
Patrullat e Mbretërisë së Bashkuar mbi Detin e Zi u pezulluan, por tani kanë rifilluar dhe janë shoqëruar nga një avion luftarak pas përgjigjes së Rusisë.
Wallace u tha deputetëve se incidenti nuk po trajtohej si një “përshkallëzim i qëllimshëm” i luftës në Ukrainë nga forcat ruse.
Duke folur në Commons, Wallace tha se gjatë një “ndërveprimi” një nga avionët SU-27 “lëshoi një raketë në afërsi të RAF Rivet Joint përtej rrezes vizuale”.
Ai tha se i shprehu shqetësimet e tij në një letër drejtuar ministrit rus të mbrojtjes.
Përgjigja e ministrit më 10 tetor thoshte se një hetim ishte kryer dhe zbuloi se kishte pasur një “mosfunksionim teknik” me aeroplanin rus, tha Wallace.
Ata gjithashtu pranuan se incidenti ndodhi në hapësirën ajrore ndërkombëtare, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rusia mohon importimin e dronëve iranianë, DASH kërcënon me sanksione
- Lavrov: Rusia mund të zvogëlojë prezencën diplomatike në Perëndim
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje