Gjirafa vret foshnjën 16 muajshe në parkun e lojërave në Afrikën e Jugut
Një vogëlushe ka vdekur pasi është shkelur nga një gjirafë në Afrikën e Jugut, ndërsa nëna e saj ndodhet në spital në gjendje kritike.
Vajza 16-muajshe ishte së bashku më të ëmën në parkun luksoz Kuleni Game në provincën KwaZulu-Natal, në momentin kur ndodhi ngjarja tragjike.
Policia i tha BBC-së se detajet ishin të paqarta, por ata kishin hapur një hetim për të përcaktuar se çfarë ndodhi.
Është e pazakontë që gjirafat të sulmojnë njerëzit.
Një menaxher në një nga akomodimet luksoze hezitoi të fliste në lidhje me ngjarjen.
Parku është 16 km (10 milje) jashtë Hluhluwe në KëaZulu-Natal, një provincë që është e njohur me turistët vendas dhe ndërkombëtarë.
Në faqen e saj të internetit, ferma thotë se vizitorët mund të “shijojnë takime të ngushta me kafshët gjatë ecjes ose çiklizmit nëpër shtigje të shumta”.
Gjirafat janë gjitarët më të gjatë në botë dhe zakonisht nuk janë agresivë por megjithatë për shkak të tyre ka pasur incidente fatale.
Në vitin 2018, gruaja dhe djali i shkencëtarit britanik Sam William u shkelën nga një gjirafë femër në Blyde Wildlife Estate në Afrikën e Jugut.
Të dy u trajtuan në një spital privat në Johannesburg dhe u shëruan.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë