Aleksandar Vuçiç: Serbia ndodhet në situatë të vështirë në lidhje me Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Serbia është në një situatë të vështirë në lidhje me Kosovën dhe mendon se serbët nuk janë të vetëdijshëm për këtë.
Pas një takimi me udhëheqjen e Republikës Serbe në Beograd, Vuçiç theksoi se serbët nuk e kuptojnë apo pretendojnë të mos e kuptojnë atë që ndodhi në vitin 1999 dhe 2008 dhe se ata mashtrohen nëse mendojnë se gjëra të tilla mund të kalojnë pa pasoja.
“Të gjithë janë kundër meje, të gjithë vijnë për të më vrarë, për të më nxjerrë nga këtu. Njerëz, nuk mundet kështu! Kjo është arsyeja pse pozicioni ynë është jashtëzakonisht i vështirë. Kush mendon se është njësoj me Kosovën, siç ishte në vitet ‘91 dhe ’95, nuk është ashtu dhe ai e gënjen veten”, tha Vuçiç, raporton Kosova Press.
Kreu i shtetit serb hodhi poshtë akuzat e opozitës serbe se do të nënshkruajë njohjen e Kosovës, për të cilën thuhet është duke e përgatitur terrenin. Ai ndërkohë u bëri thirrje serbëve që të zgjedhin një president tjetër në zgjedhjet e ardhshme, nëse “duan që dikush t’iu tregojë përralla për Kosovën”.
Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut do të zhvillohet më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë. Palët dialoguese janë treguar të kujdesshme dhe të rezervuara për çështjet, të cilat pritet të shtrohen në tryezën e diskutimeve.
Lexoni gjithashtu:
Hoti fton opozitën në Uashington, në Bruksel “diskutohet për ekonominë”
Dialogu Kosovë-Serbi, zyrtarja e BE për Euronews Albania: Të enjten takimi i radhës në Bruksel
Takimi Kosovë-Serbi në SHBA, Vuçiç: Do të jetë një natë e furishme, Trump mbështet Serbinë
Dialogu Kosovë-Serbi, Isa Mustafa fton opozitën të bëhet pjesë e procesit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West