Reja ‘dëgjon’ kritikët, fton lojtarët e Superiores për ndeshjen me Arabinë Saudite

20 Tetor 2022 | 19:23

Trajneri Edoardo Reja ka publikuar listën e kuqezinjve të grumbulluar nga Kombëtarja në prag të testit miqësor me Arabinë Saudite.

Duket se italiani i ka vënë veshin kritikave të njëpasnjëshme, teksa ka thirrur një numër të madh lojtarësh të kampionatit vendas.

Lojtarë të Vllaznisë, Partizanit, Tiranës, Laçit apo dhe Bylisit kanë mundësinë konkrete për të bindur Rejan.

Në portë, emri i ri është ai i Arlis Shalës. Gara në mbrojtje do të jetë e fortë ku mbizotërojnë lojtarët nga kampionati vendas, të cilët kanë zhvilluar paraqitje cilësore.

Në mesfushë, Muçolli dhe Roshi janë të vetmit të cilët vijnë nga ligat e tjera evropiane.

Në sulm janë dy bomberat e Tiranës e Partizanit, Xhixha e Skuka, ndërkohë janë thirrur sërish Cikalleshi e Balaj.

Në një kohë kur duket se Reja është drejt fundit të aventurës së tij me Kombëtaren shqiptare, vjen me një sërë ndryshimesh në listën e të grumbulluarve. Ndeshja mes Arabisë Saudite dhe Shqipërisë do të luhet më 26 tetor.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026