Itali, Mattarella takon krerët e Parlamentit, të premten radha e Melonit
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella u takua të enjten me liderët politikë, teksa bisedimet post-elektorale për formimin e qeverisë vazhdojnë.
Sipas protokollit, bisedimet filluan me presidentin e ri të Senatit, Ignazio La Russa. Partia e tij, Vëllezërit e Italisë, që fitoi më shumë vende në Parlament në zgjedhjet e shtatorit, do të dominojë koalicionin e djathtë që pritet të marrë frenat e pushtetit në ditët e ardhshme, pasi konsultimet zyrtare me presidentin të kenë përfunduar.
Takimi u pasua nga ai me kryetarin e dhomës së ulët të Parlamentit, Lorenzo Fontana, një figurë kyçe në partinë anti-emigracion të Ligës, e drejtuar nga Matteo Salvini. Ajo humbi terren në zgjedhje, por do të jetë pjesë e qeverisë, ku përfshihet edhe Forza Italia e Berlusconit.
Por të gjithë sytë janë kthyer nga Giorgia Meloni, që do të takohet me Mattarella-n të premten, para se të konfirmohet kryeministre.
Ajo udhëhoqi Vëllezërit e Italisë drejt fitores, por do të përballet me sfidën për mbajtjen të bashkuar të koalicionit, ku janë vënë re disa fërkime.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia