Vllaznia favorite ndaj Bylisit/ Josa kërkon vijimësi, vlerëson kundërshtarin
Vllaznia e Shkodrës e mbyll fazën e parë të kampionatit përballë Bylisit, një rival direkt në tabelë. Të dyja skuadrat aktualisht kanë nga 11 pikë, të grumbulluara në 8 javë kampionat ndërkohë që synimet janë të mëdha.
Për trajnerin e Vllaznisë, Bylisi është një skuadër kompakte ndaj së cilës duhet kujdes.
“Shumë solide, një skuadër që punon mirë, qoftë në mbrojtje qoftë në mbështetjen e lojës në sulm”- tha Mirel Josa
Trajneri Josa shton më tej se skuadra duhet të ketë vijimësi, gjë që deri më tani nuk e ka pasur.
“Nuk e shoh si pikë kthese, në kampionat do të ketë ulje -ngritje, problemi është se aty ku skuadra bën një gjë mirë, aty duhet të bëjë dhe më mirë”- u shpreh ai.
Në javën e fundit Bylisi u mposht nga Tirana me rezultatin 0-1, ndërsa Vllaznia barazoi ndaj Laçit.
LEXONI GJITHASHTU
“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit