Të fshehura në 6 qese plastmasi, si u sekuestruan 500,000 eurot në Portin e Durrësit
Policia e Durrësit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me sekuestrimin e një sasie prej rreth 500 mijë eurosh, në portin e qytetit bregdetar.
Paratë ishin fshehur në pjesën e sipërme të një autobusi në 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako.
Kontrolli i imtësishëm nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar i DVP Durrës, u krye si rezultat i një hetimi njëmujor të kryer nga Policia Kriminale e DVP Durrës, për mundësinë e futjes së një shume të madhe eurosh në vendin tonë, nëpërmjet këtij porti.
Targa e autobusit ku është identifikuar sasia e eurove është, AB633FZ.
Nga Policia e DVP Durrës janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për numërimin e saktë të sasisë së eurove dhe për identifikimin e kapjen e personave të përfshirë.
LEXONI GJITHASHTU
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin