Rikthehet kombëtarja U-21, Alban Bushi: Kemi lojtarë cilësorë, optimist për të ardhmen

28 Gusht 2020 | 12:44

Kombëtarja U-21 luan dy ndeshjes e radhës kualifikuese për kampionatin evropian të viti 2021 përballë Austrisë dhe Andorrës.

Trajneri Alban Bushi u duk mjaft i kënaqur me lojtarët që ka në depoziton dhe u duk optimist se e ardhmja premton shumë. Megjithatë edhe këtë vit kualifikimi duket disi larg për kuqezinjtë

 “Këtë sezon kemi objektiv vendin e tretë. Kemi dy ndeshje tani me Austrinë dhe Andorrën por gjithsesi Austria është më e rëndësishme pasi kanë një ekip shumë të fortë. Jam shumë i bindur që do bëjmë një lojë të mirë dhe do marr një rezultat pozitiv”, tha ai.

Një risi në listën e Bushit ishin edhe lojtarët e shumtë që vijnë nga kampionati shqiptar. Për trajnerin kjo është një shenje mjaft pozitive që tregon për një rritje të nivelit të superiores.

“Jam i gëzuar që kemi lojtarë nga Superliga. Kjo na jep një motiv akoma më të madh. Deri sa kemi këto rezultate pozitive në Evropë duke u përballuar me kundërshtarë më të fortë se  në letër, ne jemi shumë optimistë për të ardhmen e Shqipërisë”, shtoi ai.

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e parë kundër Austrisë në datën 4 shtator ndërsa 4 ditë më vonë përballet me Andorrën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026