Bie numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, një i vdekur në 24 orë
Dita e sotme në Kosovë ka shënuar një kthesë pozitive në lidhje me pandeminë e Covid-19. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 119 raste të reja, ndërsa një pacient ka ndërruar jetë.
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë kryer deri tani 49 757 testime të dyshuara, ndërkohë mbi 13 mijë qytetarë kanë rezultuar të prekur nga coronavirus. Ajo që vihet re është fakti se në orët e fundit janë shëruar edhe 154 pacientë, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 9239.
Rastet pozitive me Covid-19:
Komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Skenderaj 9 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Shtime, Suharekë dhe Viti.
Ministria e Shëndetësisë ka ftuar qytetarët të respektojnë masat kundër Covid-19, të mbajnë maskë, të ruajnë distancën si dhe të shmangin vendet ku ka grumbullime masive.
Dy ditë më parë në Kosovë ka hyrë në fuqi edhe “Ligji për Pandeminë”, ligj ky, i cili parasheh ndëshkime me gjobë për shkelësit e tij. Kështu, sipas rregullores së re, cilido qytetar që do konstatohet pa maskë do gjobitet me 35 euro.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.