Çfarë fshihet në manastirin grek? Zbulohen dokumentet më të vjetra otomane

22 Tetor 2022 | 14:28

Në një manastir mesjetar në gadishullin e Malit Athos në Greqinë verilindore, studiuesit po mësojnë më shumë se si ishte jeta në rajon më shumë se gjashtëqind vjet më parë.

Të dhënat nga Perandoria Osmane nga ajo periudhë janë pothuajse të panjohura brenda bibliotekës hermetike të Manastirit Pantokrator.

Por, studiuesit po gërmojnë për herë të parë në rreth 25,000 dokumente që mendohet se janë të dhënat më të vjetra osmane të zbuluara ndonjëherë.

Disa nga dokumentet në koleksion datojnë në vitin 1374 ose 1371. Para këtij zbulimi, studiuesit besonin se dokumentet më të vjetra osmane ruheshin në arkivat e Stambollit, të cilat datojnë vetëm në 1480 ose 1490.

“Ka rreth 1300 dokumente origjinale bizantine. Më shumë se kaq nuk ekzistojnë askund tjetër. Këtu kemi dokumentet më të lashta osmane – para rënies së Kostandinopojës – të cilat ruhen në manastiret e Malit Athos”, u shpreh At Theophilos, murg në Manastirin Pantokrator.

Mes dokumeneteve që po zbulohen në heshtjen e manastirit janë dorëshkrime të sulltanëve firma, dekrete,  akte pronësie dhe vendime gjyqësore

Komunitetit iu dha fillimisht vetëqeverisja përmes një dekreti nga perandori bizantin Basili II, në 883 pas Krishtit. Gjatë gjithë historisë grave u është ndaluar hyrja, një ndalim që ende qëndron. Ky rregull quhet “avaton” dhe studiuesit besojnë se ka të bëjë me çdo formë shqetësimi që mund të prekë malin Athos.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026