Thiago Silva te Chelsea, braziliani firmos kontratë 1-vjeçare me blutë

28 Gusht 2020 | 15:20

Thiago Silva tashmë është zyrtarisht një lojtar i Chelsea. Braziliani ka firmosur me londinezët një kontratë deri në fundin e sezonit të ardhshëm me opsion rinovimi për një tjetër vit.

Silva është aktivizuar në 8 sezonet e fundit tek skuadra e PSG. Me parisienët ai arriti që të bënte 300 paraqitje dhe të fitonte 7 herë kampionatin francez.

Braziliani ishte në fundin e kontratës së tij me francezët dhe vendosi të largohej me parametra zero nga Parisi menjëherë pas humbjes në finalen e Champions League përballë Bayern Munich.

Thiago Silva është afrimi i pestë i rëndësishëm për Chelsea në këtë merkato.

Blutë e Londrës kanë bërë goditje mjaft cilësore duke afruar në skuadër emra mjaft të rëndësishëm si Timo Werner dhe Hakim Ziev.

Ndërkohë që në orët në vazhdim pritet edhe zyrtarizmi i talentit Kai Havertz që do të kompletonte skuadrën e Frank Lampard për sezonin e ardhshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026