Jeta pa syze, rrëfimi i gruas: Më ka ardhur shumë shpejt shikim

22 Tetor 2022 | 18:20

Një grua e cila i është nënshtruar operacionit të syrit në Klinikën Gjermane të Syrit, ka rrëfyer për emisionin “Enigmat e Hipokratit” në Euronews Albania, eksperiencën  e saj.

Ajo tha se ndihet shumë mirë, ndërsa shtoi se nuk priste një rikuperim kaq të shpejtë.

Më tej gruaja theksoi se iu nënshtrua operacionit, pasi ishte lodhur duke mbajtur syze.

“Ndihem shumë mirë, nuk e prisja që të kisha një rikuperim të shpejtë. Ka funksionuar shumë mirë, shikimi më ka ardhur shumë shpejt. Ndjehem shumë mirë, sot pas  tre ditëve unë mund të lexoj shumë mirë. Puna ime është që duhet të lexoj shumë gjithë ditën, dhe me pengonte shumë prezenca e syzeve, për më tepër që unë kisha problem si nga afër si nga larg me shikimin, përdorja syze progresive dhe kjo më lodhte shumë.

Tani ndihem shumë rehat dhe besoj se në ditët në vijim do të ndjehem shumë më mirë. Operacionit i hyra me shumë frikë, por ishte një ndërhyrje  shumë e mirë.  Do e ribëja sërish nëse do rikthehesha në kohë.  Rezultati është ai që prisja”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026