Ekskluzive/ Flet shoku i Kurtit: 32-vjeçari s’ishte i birësuar, ka punuar që 14-vjeç
Elendjon Çela, shoku i Lear Kurtit i cili ndërroi jetë mbrëmjen e 19 tetorit është shprehur se ky i fundit nuk ishte i birësuar, ashtu siç dhe qarkulloi lajmi në media.
Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Riview” në Euronews Albania, ai tha se Kurti është rritur nga nëna e tij biologjike dhe nga njerku të cilit i thërriste baba.
“E njihja prej 30 vitesh, kemi qenë komshinj vetë. Më vjen çudi që kanë thënë që e kanë birësuar, sepse ai kishte nënën biologjike. Ai është rritur me nënën e vet me njerkun. Ai që 14 vjeç ka punuar marangoz, ka qenë djalë punëtor, i shkathët”
Çela deklaroi se Kurti punonte me një lokal, ndërsa shtoi se nuk beson që ai merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike.
“Për herë të fundit e takova para disa ditësh. Kohët e fundit punonte në një lokal, merrej me sisteme. Me aq sa e njoh, nuk besoj se Leari shpërndante drogë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)