Ukraina pa energji, rusët vijojnë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike
Zyrtarët rusë akuzuan trupat ukrainase se kanë vrarë 2 persona dhe plagosur 12 të tjerë përmes bombardimeve në qytetin Shebekino, në rajonin e Belgorodit.
Në rajonin në fjalë, 15 mijë banorë mbetën pa energji elektrike pasi furnizimi u ndërpre si pasojë e bombardimeve dhe një zjarri që ra më pas.
Më herët, autoritetet pro-ruse në Kherson u bënë thirrje banorëve që të largoheshin për shkak të avancimit të trupave ukrainase.
Nga ana tjetër, pika të rëndësishme të infrastrukturës ukrainase u dëmtuan për shkak të një dyzine raketash të qëlluara nga rusët, të cilat vunë në shënjestër pikërisht impiantet e energjisë.
Presidenti Volodymyr Zelensky akuzoi Moskën se ka ndërmarrë një valë të re sulmesh që kanë si objektiv infrastrukturën energjetike. Sipas tij, sulmet kanë qenë të përmasave të mëdha, duke goditur rajonet në perëndim, qendër, jug dhe lindje të vendit.
Në fjalimin e tij të përnatshëm, Zelensky u bëri thirrje ukrainasve të konsumojnë energji më shumë se më parë.
“Objektivi kryesor i terroristëve rusë është energjia. Ndaj duhet ta konsumoni atë më shumë se më parë. Stabiliteti i industrisë sonë energjetike varet nga çdo qytet dhe rajon i Ukrainës”, tha Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.
Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura ukrainase deklaroi në 24 orët e fundit se trupat vendase kishin dëbuar ato ruse nga lokalitetet Çarivne dhe Çkalove.
Forcat vendase kanë bombarduar pozicionet e rusëve në rajonin e Khersonit, duke vënë në shënjestër rrugët e furnizimit, që kalojnë përmes një lumi të madh.
LEXONI GJITHASHTU:
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në