Krijohen sërish radhë në pikën kufitare të Kapshticës në Korçë
Janë rikthyer sërish radhët e gjata të emigrantëve shqiptarë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Burime nga pika kufitare i thanë gazetarit të Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi se është plotësuar kuota ditore e kalimit prej 300 personash, ndërsa kjo është shoqëruar edhe me pezullimin e punës nga pala greke.
Kjo situatë ka bërë që të shkaktohen dyndje te emigrantëve tek pala shqiptare. Gazetari Shkëmbi thekson se diçka e tillë ka ndodhur edhe para tre ditësh kur kanë mbetur në radhë rreth 40 shtatas, por më pas është negociuar me palën greke, e cila ka lejuar kalimin e tyre sipas rregullave të përcaktuara.
Emigrantët shpresojnë që të ketë edhe sot diskutime mes palëve, që t’u krijohet mundësia më pas për të udhëtuar drejt shteti grek. Ata shprehen të shqetësuar pasi i druhen skadimit të aftit të testit të Covid-19, kusht ky kryesor për të vijuar rrugëtimin drejt shtetit helen.
Dy javë më parë në dy pikat kufitare atë të Kapshticë dhe të Kakvijës u krijua një situatë tepër e vështirë. Të shumtë ishin emigrantët, të cilët në përpjekje për të kaluar drejt vendit fqinj qëndruan me ditë të tëra në rrugë, së bashku më fëmijët dhe të moshuarit.
Pas kësaj, pala greke caktoi një rregull të ri duke kufizuar numrin e atyre që do lejoheshin të kalojnë drejt Greqisë. Kështu, në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër u vendos rregulli i ri nga pala greke që do të kalonin 750 qytetarë në ditë, kurse në Korçë vetëm 300 të tillë.
Radhët e gjata në pikat kufitare u shoqëruan me akuza të ndërsjella mes mazhorancës dhe opozitës, kurse kreu i shtetit, Ilir Meta, ftoi qeverinë të marrë masa konkrete, që mos t’i lërë shqiptarët rrugëve sikur të ishin pa “shtet dhe pa komb”.
Lexoni gjithashtu:
Radhë kilometrike në kufirin me Greqinë, ambulanca aksidenton për vdekje fëmijën
Radhë kilometrike në pikat kufitare me Greqinë, qytetarët kalojnë natën në pritje për të kaluar
Ministria e Jashtme kujton se pikat doganore me Greqinë do të funksionojnë vetëm ditën
Greqia mbyll pjesërisht Kakavijën dhe Kapshticën, vendos rregulla të reja
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)