Nis gara për KQZ, Kuvendi publikon thirrjen, partitë fillojnë punën për emrat
Dhjetë ditë pasi hynë në fuqi ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas marrëveshjes politike mes maxhorancës dhe opozitës jo parlamentare, Kuvendi i Shqipërisë hapi thirrjen për personat që aspirojnë të bëhen anëtarë në tri hallkat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i cili tani më është i rikonfiguruar.
Afatet e vendosura në Kodin Zgjedhor duket se kanë detyruar Kuvendin të bëj shpalljen e aplikimeve edhe në ditë pushimi zyrtar siç është kjo e shtunë dhe u ka lënë afat aplikantëve që të paraqesin dokumentet deri në 18 shtator pranë Kuvendit duke i lënë më pas 1 muaj kohë Kuvendi që të bëj seleksionimin emrave që do të paraqiten.
Por si do të zgjidhen 12 anëtarët e rinjtë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve? Në Kodin e ri zgjedhor është vendosur një dispozitë kalimtare për përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re sipas të cilës, pranë KuvendIt do të ndihet një komision i posaçëm ad–hoc ndërmjet maxhorancës, opozitës parlaemtare dhe asa jo parlamentare.
Sipas këtij përcaktimi, komisioneri, anëtarët e Rregullatorit dhe anëtarët e KAS-it zgjidhen herën e parë në bashkëveprim me partitë parlamentare të dala nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 që kanë humbur përfaqësimin parlamentar.
Për të garantuar besimin e secilës palë, përfaqësuesit e opozitës por edhe të maxhorancës do të kenë të drejtë të skualifikojnë kandidat. Konkretisht komisioni parlamentar përzgjedh tre kandidatë nga lista e kandidatëve për komisioner, dhe i dërguari i posaçëm i opozitës jo parlamentare eliminon njërën nga kandidaturat e përzgjedhura.
Dy kandidaturat e tjera i paraqiten për votim Kuvendit ndërsa në rastin e nënkomisionerit, përfaqësuesi i PD–LSI-së ka të drejtë të përzgjedhë tre kandidatë nga lista e kandidatëve dhe komisioni me votim eliminon njërën nga kandidaturat e përzgjedhura. Dy kandidaturat e tjera i paraqiten për votim Kuvendit.
Ndërsa në dy hallkat e tjera, Rregullatori dhe KAS, opozita do të fusë në listë nga dy kandidat të cilat do ti shkojnë për votim së bashku me nga tre kandidatët e tjerë që do të përzgjedh komisioni.
Pas shpalljes së Kuvendit, opozita së bashku me mazhorancën do të duhet t’i përcjellin Kuvendit anëtarët e Komisionit të Posaçëm i cili prite të ngrihet që në seancën e parë pas asaj ceremoniale e cila do të shënoi edhe nisjen e legjislaturës së re të Kuvendit.
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)