Viola Von Cramon këshillon Kosovën të pranojë propozimin franko-gjerman
Viola Von Cramon i këshillon Kosovës të pranojë propozimin franko-gjerman për arritjen e zgjidhjes me Serbinë.
Raportuesja në Parlamentin Europian thotë se të dyja palët duhet të bëjnë kompromis, por njohja e Kosovës nga Serbia është e padiskutueshme.
Në një intervistë ekskluzive për gazetarin Kosovë Gjoci, raportuesja në Parlamentin Europian Viola Von Cramon këshillon që Prishtina të pranojë propozimin franko-gjerman.
“ Të gjithë kemi interes që gjërat të përparojnë, që Kosova jo vetëm të marrë liberalizimin e vizave, por të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Por për këtë, duhet të përfundojë dialogu. Dhe për dialogun duhen kompromise, jo vetëm nga pala serbe, por na duhen pak përpjekje edhe nga Kosova. Për këtë, mendoj se do ishte mirë që ky propozim të merret seriozisht. I kërkoj kujtdo në këtë vend që ta shohë me kujdes dhe të mendoni sa larg mund të shkoni duke pranuar propozimin. Ndoshta ky propozim mund të jetë mbështetës për anëtarësimin e Kosovës në KiE, ndaj mendoj se është shans i mirë,” – deklaroi Von Cramon.
Von Cramon thotë se njohja e Kosovës nga Serbia dhe shtete të tjera skeptike, është e padiskutueshme.
Shtyrjen e afatit për qarkullimin e targave ilegale, Von Cramon e sheh pozitivisht, por ka kritika për palën serbe.
“ Do të lehtësoheshin shumë gjëra nëse do të shtyhet ky afat. Nga ana tjetër, ka 11 vite që pritet ky implementim. Pra nuk është se Serbia apo banorët e Veriut që kanë automjete, nuk janë të vetëdijshëm për situatën. Mendoj se ajo që duhet të qartësohet është se të gjithë e kishin shansin të aplikonin për targat e reja. E përgëzoj qeverinë këtu për përgjegjshmërinë, sepse nuk nisën konfiskimet por preferuan një tranzicion të qetë,” – deklaroi diplomatja.
E pyetur se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën, Von Cramon nuk e fshehu habinë për zvarritjen e procesit.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk