Plagosi me thikë fqinjin, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

24 Tetor 2022 | 11:51

Një 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë këtë të hënë në qytetin e Durrësit.

Shtetasi F. J. plagosi me thikë fqinjin e tij M. H., 37 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Aktualisht i plagosuri ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Po në qytetin bregdetar u arrestua shtetasi R. D., 22 vjeç, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port Durrës duke tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin Y. J., 38 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke lëvizur jashtë banesës së tij, në thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja është vënë në pranga nga policia në Malësinë e Madhe. Mësohet se në pranga është vënë...
11:40 | 18/07/2026

Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq

nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq Ka nisur ndërhyrja për luftimin e rrënjëngrënësit të misrit i njohur si ‘Diabrotica...
11:18 | 18/07/2026

Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme

Meteorologu Hakil Osmani në një lidhje live për Euronews Albania ka dhënë jep një pasqyrë të detajuar të situatës së motit dhe temperaturave ekstreme që...
11:05 | 18/07/2026