HEC-et, 214 mln euro fitime shtesë, rritja e çmimeve mbush xhepat e prodhuesve

24 Tetor 2022 | 14:27

Hidrocentralet private në Shqipëri mund të grumbullojnë fitime shtesë deri në 214 milionë euro  brenda këtij viti si efekt i drejtpërdrejt i rritjes së çmimeve të energjisë elektrike.

Shifra del si përllogaritje nga parashikimi i të ardhurave shtesë të projektbuxhetit 2023, që Ministria e Financave synon të mbledhë përmes taksës speciale për prodhuesit e energjisë.

Taksa e propozuar nga Qeveria është 33 për qind e fitimeve. Efekti në buxhet vlerësohet në 8.3 miliardë lek, ose 70 milionë euro më shumë.

Projektbuxheti e llogarit këtë shifër duke iu referuar çmimeve në treg. Çmimi aktualisht është 205 euro për megavat, sipas rezultateve të tenderit të fundit të organizuar nga KESh.

Taksa speciale për prodhuesit e energjisë elektrike, që kanë rritur me 4 ose më shumë herë fitimet prej rritjes së çmimeve pa kryer asnjë investim shtesë, ka nisur të aplikohet edhe në Bashkimin Europian.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026