Tokat bujqësore me qira, qeveria mbi 10 mijë ha për të cilat s’ka interes

24 Tetor 2022 | 15:56

Gjatë një takimi me fermerët në Fier, Rama i rikthehet sërish kësaj teme. Ai nuk flet për sekuestrimin e pronave, por flet për penalitete.

Mes penaliteteve që diskutohen është rikthyer ideja e vitit 2009, për sekuestrimin e përkohshëm të tokës bujqësore të lënë djerrë dhe më pas dhënien e saj me qira nga ana e bashkive me një çmim 30 për qind më të ulët se çmimet e referencës.

A mund të funksionojë kjo skemë? Sasia e tokave bujqësore me pronësi shtetin për të cilat nuk ka interes për qiramarrje tregon që jo.

Në fund të muajit gusht ishin rreth 11 mijë hektarë tokë bujqësore, kryesisht arë, pemëtore dhe vresht që Ministria e Bujqësisë nxori për dhënie me qira.

Shifra përbën 5 për qind të totalit të tokës bujqësore që lihet djerrë. Dhënia e tyre me qira është një sfidë për autoritetet dhe jo për shkak të çmimit, por për shkak të mungesës së interesit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026