Dega e Fizikës drejt mbylljes, Hafizi: Studentët nuk duan të bëhen fizikantë

24 Tetor 2022 | 15:48

Fizika dhe kimia janë degët më problematike që rrezikojnë mbylljen në Universitetin e Shkencave të Natyrës. Vetëm 10 studentë janë regjistruar për Fizikë.

“Arsyeja kryesore është që ata nuk e ndjejnë të investohen për tu bërë fizikantë që është një investim shumë i madh, nuk e ndjejnë që shoqëria shqiptare mund t’ia kthej mbrapsht, është e vështirë të gjejnë vende pune”, u shpreh Mimoza Hafizi, pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Pedagogu Ardian Isufi thekson se qeveria duhet të ndryshojë vizionin për arsimin.

‘Është cunguar interesi i cili është një problem shoqëror. Duhet të kuptoj edhe qeveria nuk është më thjesht problem universitetesh është problem i jo-komoditetit të jetës në Shqipëri.’

Duke mos pasur një mundësi punësimi të sigurt në Shqipëri, të rinjtë mendojnë se zgjidhja e vetme është emigrimi.

‘Me shumë mundësi jashtë, pasi nuk kemi shumë mundësi për të vazhduar diçka ose për punën që e duam ne.  Kjo shkolla që do mbarojmë ne vlerësohet më shumë jashtë shtetit’, tha studenti Arben Pitarka.

‘Përpara se të vija këtu e kisha menduar për të shkuar jashtë, por nga ana morale nuk isha akoma gati, por që nuk më ka ikur akoma nga mendja mund të shkoj edhe jashtë.

Në qoftë se kushtet janë këto aktualet, patjetër që nuk kemi shpëtim tjetër përveçse të shkojmë dhe të edukohemi jashtë dhe të japi kontributin tonë atje.  Momentalisht në mendje kam Gjermaninë’, tha një tjetër studenti Mateo Tasimi.

Në raundin e dytë janë regjistruar rreth 4000 maturantë nga 6000 që aplikuan. Maturantë kanë edhe një mundësi të fundit për të zgjedhur në një nga programet e studimit në raundin e tretë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026