Nëntë të vdekur dhe 120 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Pandemia e Covid-19 në Kosovë vijon të marrë çdo ditë jetë njerëzish. Kështu, në 24 orët e fundit raportohen nëntë persona të vdekur dhe 120 raste pozitive.
Sipas Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot janë kryer 51.135 testimet të dyshuara, prej të cilave janë konfirmuar pozitivë 13.454 qytetarë.
Rastet pozitive në Kosovë:
Komuna Prishtinë 30 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Gjilan 13 raste. Komuna Gjakovë 11 raste, komuna Rahovec 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Deçan 6 raste.
Komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dhe Suharekë.
Për shkak të Covid-19 kanë humbur jetën 523 persona, shumica prej tyre me sëmundje shoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe autoritetet shtetërore kanë bërë thirrje për kujdes tek qytetarët, të cilëve u kërkohen të zbatojnë me seriozitet masat e distancimit fizik, të vendosin maskë dhe të shmangin grumbullimet në ceremonitë martesore dhe ato mortore.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.