Bëri dush për herë të parë para 67 vitesh, vdes njeriu më i pistë në botë
Një burrë iranian, i konsideruar si njeriu më i pistë në botë pasi nuk ishte larë prej 67 vitesh, ka vdekur në moshën 94-vjeçare.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Amou Haji, vdiq të dielën në fshatin Dejgah të provincës Fars në Iranin jugor.
Sipas një zyrtari vendas Haji, i cili ishte beqar, shmangte larjen nga frika se mos “sëmurej”.
Në fillim të vitit të kaluar mediat raportuan se disa mjekë që shkuan ta vizitonin për qëllime studimore të moshuarin, u shprehën se çuditërisht ai nuk kishte asnjë sëmundje serioze apo baktere të dëmshme, pavarësisht stilit të tij të jetës aspak higjienik, raportojnë mediat e huaja.
Ekspertët shkuan për të gjetur parazitë të ndryshëm që mund të jetonin në trupin e të moshuarit, por nuk gjetën asgjë.
“Besojmë se ai është i shëndetshëm pasi duke jetuar kështu, ka forcuar jashtëzakonisht imunitetin. Ka ngrënë mbeturina dhe pi ujë nga pellgjet në rrugë, por nuk ka asnjë sëmundje të rëndë apo virus”- u shprehën ata.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zjarr në shkollën e të verbërve në Afrikë, humbin jetën 11 fëmijë
- Pas Izraelit, Rama shkon në Abu Dabi: Takim me Presidentin e Emirateve të Bashkuara
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë