Rrjedh gazi nga cisterna e Porto Romanos, banorët: Janë helmuar 3 fëmijë
Mesditën e sotme ka pasur rrjedhje gazi nga cisternat në Porto Romano të Durrësit. Fëmijët që po zhvillonin procesin mësimor në një shkollë aty pranë janë larguar.
Korrespondentja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi takoi dy banorë të zonës që shprehën shqetësimin dhe thanë se të gjitha kërkesat e tyre më herët për t’i dhënë zgjidhje problemit kanë rënë në vesh të shurdhër.
Njëri prej tyre pohoi se protestat në vijim do të jenë më të fuqishme pasi nga ngjarja e sotme janë helmuar dhe tre fëmijë.
Më herët një tjetër banor u shpreh për Euronews Albania se ka frikë dhe deri më tani nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet për këtë shqetësim të tyre.
“Ka të paktën dy javë që vjen era e gazit, afër Spitallës. Sot po del gazi si shatërvan uji. Unë isha në punë sot dhe më merr mësuesja në telefon dhe më thotë hajdeni sa më shpejt se kemi nxjerrë nxënësit nga shkolla për shkak të gazit. Një pjesë e fëmijëve qanin edhe nga paniku. Është një rrezik për ne, është një frikë e madhe. Kjo është si minë me sahat, nuk e dimë se kur do të plasë. Deri më tani nuk është marrë asnjë masë”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane