Liberalizimi i vizave, Osmani-Von der Leyen: Për Kosovën, standard tjetër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u shpreh gjatë konferencës me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen se sa i përket liberalizimit të vizave, Kosova vazhdohet të trajtohet me një standard tjetër edhe pse ka plotësuar kushtet.
Presidentja nënvizoi se Kosova kërkon mbështetje nga të gjitha struktura e BE-së dhe është e vendosur për rrugën e saj drejt Europës.
“Ka ardhur koha që BE të marrë veprime konkrete drejt Integrimit të vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor në strukturat euroipiane. Është parakusht për paqen dhe stabilitetin në vendin tonë. E dimë që jeni plotësisht e përkushtuar për integrimin e rajonit tonë dhe vizita juaj është një dëshmi për këtë. Ne duhet të kërkojmë mbështetje nga të gjitha strukturat e BE-së. Kosova, pavarësisht se është performuesi më i mirë në çdo indeks demokratik, për fat të keq, sa i përket liberalizimit të vizave vazhdohet të trajtohet me një standard tjetër. Ne radhitemi të parët në Europë dhe të dytët në botë sa i përket reformave në sundimin e ligjit”, u shpreh Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta