Nën akuzë për korrupsion, ish-gjyqtarja Margjeka paraqitet në SPAK
Ish-gjyqtarja e Apelit të Korçës Mimoza Margjeka, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj njëkohësisht i bashkëpandehur, do të njihet sot me prentencën e Prokurorisë së Posaçme.
Margjeka është paraqitur sot pranë kësaj strukture, ndërkohë që është nën akuzë për korrupsion për lirimin e një të paraburgosuri.
Konkretisht nga SPAK, gjyqtarja akuzohet për veprën penale “korrupsion pasiv të qytetarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
Bashkë me gjyqtaren kanë kaluar për gjykim edhe Arben Cara, Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj.
SPAK akuzon se të pandehurit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë dhënë Margjekës, ndërkohë që ushtronte funksionet në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, Arben Carës, një shumë parash prej 6 000 eurosh.
Kjo shumë parash është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit nga ajo e “arrestit në burg” në atë të “garancisë pasurore” për Orion Balin, i cili është arrestuar për veprën penale të “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Në shkëmbim të përfitimit të paligjshëm, sipas organit të akuzës ka rezultuar se Gjykata e Apelit Korçë ka ndryshuar masën e sigurimit nga ‘arrest në burg’ në atë të “garancisë pasurore” për Balin.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)