Taksim për të vetëpunësuarit, Ibrahimaj: Na japin 2 mld lekë në vit

27 Tetor 2022 | 15:52

Qeveria do të futë në arkën e shtetit 2 mld lekë, të cilat do t’i marrë nga të vetëpunësuarit, në formën e tatimit mbi të ardhurat 13 ose 23%.

Propozimi ka marrë komente pro dhe kundër në komisionin e Ekonomisë.

Profesionet e lira do të taksohen për të ardhurat personale që do të fitojnë nga puna. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj e ka prezantuar këtë propozim në Komisionin e Ekonomisë.

Ish-ministrja, Anila Denaj thotë se profesionet e lira ka vite që nuk i japin buxhetit 2 mld lekë çdo vit, por paketa fiskale ka nevojë edhe për korrigjime të tjera.

Por deputeti Erion Braçe kundërshton taksimin e të vetëpunësuarve, duke sugjeruar si masë kompensimi rritjen e tatimit të ardhurave nga kapitali.

Në Shqipëri janë 14 mijë individë të vetëpunësuar, të cilët sot janë subjekte të TVSH-së dhe tatimit mbi fitimin, çka do të thotë se paguajnë për fitimet që kanë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026